Zmadho shkronjat Zvogëlo shkronjat Dërgoja një miku Shtyp (Printo)
     Fillimi / Për ne / 6 Sigma

6 Sigma

Teknoxgroup e hapi derën e 6 Sigma në vitin 2005, por implementimin e saj e filloi në fillim të vitit 2006. 6 Sigma është zgjedhur të udhëheqë kompaninë tonë nëpër ndryshime radikale dhe permanente në mënyrën tonë të udhëheqjes së biznesit dhe arritjes së qëllimeve tona.
 
6 Sigma është filozofi e menaxhimit që do ta ndryshojë mënyrën se si ne i trajtojmë gabimet në kompaninë tonë. Fokusi qëndron në eliminimin e këtyre gabimeve dhe mësimi i personelit si të përmirësojë udhëheqjen e biznesit në proces.
 
Elementet themelore të filozofisë së 6 Sigma janë klientët, proceset dhe të punësuarit. Qëllimi nuk është vetëm përmirësimi i kualitetit të shërbimeve tona, por t’i bëjmë klientët të jenë më të kënaqur.
Metodologjia e 6 Sigma siguron që ne do të:
  • Zbatojmë strategjië
  • Optimizojmë proceset e biznesit
  • Kontribuojmë në integrimin dhe zhvillimin e bashkësisë
  • Kënaqim kërkesat e klientëve tonë
  • Japim rezultate profitabile
6 SIGMA është vegla që do të na ndihmojë të arrijmë Vizionin dhe Misionin tonë.