KODET E GJENDJES
| 5 – GJENDJE E SHKËLQYESHME | |
|---|---|
| Vjet: | Jo më e vjetër se 3 vjet të modelit |
| Struktura: | Më pak se 3000 NJMSH-a (njësi matëse e shërbimit) |
| Jetëgjatësia e komponentës: | Së paku 70% jetëgjatësi e ngelur |
| Rrotat ose gomat: | Së paku 50% jetëgjatësi e ngelur për të gjitha komponentat |
| Pamja e përgjithshme: | E shkëlqyeshme; afër gjendjes “si e re” |
| Performanca: | Në gjendje të përdorshme; i plotëson të gjitha kushtet e reja të performancës së New Caterpillar Rebuilds E rikonstruktuar nga një dileri i ri cili përfshin riprarim të pjesës që bën transmetimin e fuqisë në rrotë ( powertrain reconditioning) dhe së paku 80% jetëgjatësi të ngelur të rrotave apo gomave. |
| 4 – GJENDJE SHUMË E MIRË | |
|---|---|
| Vjet: | Jo më e vjetër se 6 vjet të modelit |
| Struktura / Komponentat kryesore strukturale: | Pa kufizime në orë; nuk ka probleme strukturale, është i mundshëm riparimi i 2të. |
| Jetëgjatësia e komponentës: | Së paku 50% jetëgjatësi e ngelur |
| Rrotat ose gomat: | Së paku 50% jetëgjatësi e ngelur |
| Pamja e përgjithshme: | Pamje shumë e mire – shtresa e metaltë dhe ngjyra në gjendje të mire; dhoma e makinistit e pastër |
| Performanca: | Në gjendje të përdorshme; i plotëson të gjitha kushtet e performancës |
| 3 – GJENDJE E MIRË | |
|---|---|
| Vjet: | Nuk ka kufi |
| Struktura / Komponentat kryesore strukturale: | Pa kufizime në orë; nuk ka probleme të mëdha strukturale |
| Jetëgjatësia e komponentës: | Së paku 35% jetëgjatësi e ngelur |
| Rrotat ose gomat: | Së paku 25% jetëgjatësi e ngelur |
| Pamja e përgjithshme: | Nuk ka rrjedhje të mëdha hidraulike; mund t’i duhet ngjyrosje; shtresa e metalit ëshë e pranueshme “ashtu siç është”, nuk ka probleme të dukshme dhe dhoma e makinistit është e mirë, vrimat e menteshave dhe kapëseve kanë përdorim të zakonshëm |
| Performanca: | Punon dhe është e gatshme për punë. Mund të ketë nevojë për riparime të vogla/përshtatje për performancë maksimale. |
| 2 – FAGJENDJE JO E KEQE | |
|---|---|
| Vjet: | Nuk ka kufi |
| Struktura / Komponentat kryesore strukturale: | Mund të ketë plasaritje të dukshme ose problem strukturore të riparueshme; përdorimi i tepërt mund ta kufizojnë/pengojnë riparimin e pajisjes. |
| Jetëgjatësia e komponentës: | Mjaft e përdorur por në gjendje të përdorshme |
| Rrotat ose gomat: | Mund të ketë nevojë për rrota ose goma |
| Pamja e përgjithshme: | Mund t’i duhet ngjyrë; dëmtim i vogël i shtresës së metaltë; ndonjë rrjedhje e hidraulikes. Vrimave të menteshave dhe kapëseve mund t’ju duhet riparim. |
| Performanca: | Në gjendje pune por mund t’i nevojitet punë e konsiderueshme para se të dorëzohet. |
| 1 – GJENDJE E KEQE |
|---|
| Pajisja mund të ndizet por nuk është në gjendje të plotë pune. Pamja e përgjithshme mund të sugjerojë se pajisja është e papërdorshme dhe prandaj nuk ia vlen të riparohet në pozitën e kodit të gjendjes 2. Zakonisht shitet si pajisje për “pjesë. |


